Pyetjet e testimit ekstern, drejtoresha Mirushe Ameti: U keqinterpretuan

Për drejtoreshën e Qendrës shtetërore për provime, përgjegjëse për pyetjet me përmbajtje raciste, të njëjtat janë keqkuptuar por edhe keqinterpretuar. Mirushe Ahmeti, në një prononcim për Alsat-M, madje thotë se testimi ekstern përmban pyetje me emra të të gjitha kombësive.

“Janë keqinterpretuar duke shfrytëzuar dy elemente apo dy emra, një të palës maqedonase dhe një të palës shqiptare vetëm për të nxitur reagime dhe revolta ndëretnike. Edhe një herë bëj thirrje që mos të bien pre e këtyre provokimeve dhe mos ti marrim si shumë tendencioze se vërtet nuk ka pasur karakter negative apo qëllim që të nxis ndonjë revolt apo tendencë, pa dallim i takon palës maqedonase, turke, boshnjake, rome, serbe apo shqiptare, nuk bëjmë dallime etnike edhe gjatë përpilimit të testeve edhe gjatë realizimit të testeve. Vërtet janë të përfshirë edhe emrat e nacionaliteteve tjera, d.m.th. nuk janë të përfshirë vetëm emrat e dy nacionaliteteve për të cilat momentalisht kanë nxit një keqkuptim ndëretnik edhe kanë shkaktuar revolt”, deklaroi Mirushe Ameti, drejtore e Qendrës shtetërore për provime.

Shembull racizmi në testimin ekstern
Shembull racizmi në testimin ekstern

Kujtojmë se në pyetjet e lëndës “Edukimi qytetar” qartë vërehet poshtërimi i nxënësve shqiptar ku ata krahason me bujq ose nxënës që jetojnë në male duke ruajtur bagëtinë ndërkohë që nxënësit me emra maqedonas trajtohen si ndër nxënësit më të mirë.

 

Gabimet, testimi ekstern gabime, MASH

11297633_1000709349942165_1549447140_n

Lajme të ngjashme

Komentet

Back to top button