Sejfullai: Jankullovska dhe Ademi, figura identike politike që përçmojnë shqiptarët!

Zëdhënësi i Lëvizjes për Reforma në PDSH Elmir Sejfullai në një konferencë për shtyp tha sot se testimi ekstern me pyetje që reflektojnë racizëm, nxori në pah se edhe ministri i arsimit Abdylaqim Ademi është figurë identike politike si ish-ministrja e MPB-së Gordana Jankullovska, dhe se të dy përçmojnë shqiptarët.

“Racizmi institucional, kundër shqiptarëve, i mbjellë tashmë vite me rradhë në institucionet e këtij shteti, tentohet të transmetohet edhe tek pasardhësit tanë, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Testi ekstern, përveç gabimeve gjuhësore, këtë radhë kishte edhe tendenca raciste. Personazhet me emra shqiptarë jetojnë në male, ruajnë bagëti dhe janë vjedhës, ndërkaq personazhe me emrat maqedonas bëjnë detyra shkencore, mësojnë shumë dhe janë kryetarët e klasave.Për gjithë këtë tendencë shtetërore të futjes së inferioritetit edhe tek gjeneratat e reja, fatkeqësisht, është indiferente MASH, që duhet të bart përgjegjësi për këto akte të turpshme dhe banale” tha mes tjerash Sejfullai.

Lajme të ngjashme

Back to top button