Tetovë, rrihet 15 vjeçari nxënës i shkollës fillore ‘Kiril dhe Metodij

15 vjeçari nxënës në shkollën fillore të Tetovës “Kiril dhe Metodij” nga f.Saraqinë, dje rreth orës 09:40minuta, deri sa ishte bashkë me shokët në oborrin e shkollës, pa asnjë shkak dhe arsye është sulmuar nga moshatari i tij nga Reçica e Vogël, nxënës i një shkolle tjetër të Tetovës së bashku me dy persona të panjohur në moshë të ngjashme, njofton Tv Koha.

Sulmuesi mori nga xhepi dhe boks prej metali dhe disa herë e ka goditur në mënyrë të përsëritur në kokë dhe në trup, duke i shkaktuar atij lëndime të dukshme, pas të cilës ai u transferua dhe hospitalizuar në Spitalin Klinik të Tetovës, kurse tre personat që e sulmuan menjëherë kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë, në një kohë të shkurtër sulmuesit janë identifikuar dhe të shoqëruar nga prindi, në konsultim me prokurorin publik janë thirrur në Stacionin Policor Tetovë, kanë diskutuar me të dy, i është marr boksi metalik dhe janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për sqarimin e plotë të rastit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button