‘Kriza nuk zgjidhet nëse amnistohen dhunuesit, shkelësit e kushtetutës dhe ligjeve’

Lëvizja për reforma – PDSH vlerëson angazhimin dhe kontributin e komunitetit ndërkombëtar për të ndërmjetësuar në tejkalimin e krizës politike në vend, pa ndihmën e të cilëve nuk do të kishte lëvizje nga status-quo-ja.

“Megjithatë shprehim dozë të lartë skepticizmi se kjo marrëveshje na është zgjidhja e vërtetë për tejkalimin e krizës politike në vend.

Akti i parë drejt hapjes së rrugës për zgjidhjen e krizës politike do të ishte dorëheqja e tërë qeverisë, që më pas të diskutohet formati i përkohshëm qeveritar që do të ketë kapacitetin dhe kredibilitetin e nevojshëm për të konstatuar shkeljet dhe keqpërdorimin e institucioneve shtetërore, riformatimin e Komisionit qendror zgjedhor dhe organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike, pastrimin e listave zgjedhore, rregjistrimin e popullsisë, gjyqësorin e pavarur dhe informimin e drejtë të servisit publik.

Akti i dytë i rëndësishëm që do të kontribonte në zgjidhjen cilësore të krizës poltike do të ishte përshirja në diskutime e subjekteve opozitare shqiptare, përshkak se dy figurat shqiptare të margjinalizuara në këto bisedime Ahmeti dhe Thaçi janë figura të kompromituara, pa kredibilitet moral dhe politik dhe pas ngjarjeve të Kumanovës, sigurisht që janë edhe pa legjitimitet politik.

Akti i tretë do të ishte pranimi i pohimit se Marrëveshja e Ohrit, tashmë 12 vite nuk implementohet, përkundër garancave të faktorit ndërkombëtar, si rrjedhojë e kësaj urgjentisht duhet të hapen diskutimet për Marrëveshje të re historike mes maqedonasve dhe shqiptarëve, si zgjidhje e vetme.

Ndryshe, vlerësojmë që kriza politike e këtyre përmasave nuk do të zgjidhet nëse për tejkalimin e saj amnistohen dhunuesit, shkelësit e kushtetutës, ligjeve të vendit, dokumenteve të garantuara nga ndërkombëtarët, vlerave të demokracisë, pjesëtarët e krimit të organizuar etj”, thonë nga Lëvizja për reforma – PDSH.

Lajme të ngjashme

Back to top button