Lëvizja BESA: Menjëherë të tërhiqen gabimet skandaloze nga testet shkollore

Në vazhdimësi Lëvizja BESA ka reguar për skandalet që e shoqërojnë arsimin shqip në përgjithësi në Maqedoni, porse në vend se të ndalen, ato kalojnë në ekstreme tjera, siç e kemi rastin e fundit ku “Agimi quhet lopar”.

Ky akt i shëmtuar dhe racist është shënuar në testimet shkollore ku nxënësit duhet të gjejnë përgjigjet, e ku “Agimin” i cili në mënyrë të tërthortë përshkruan shqiptarët, i nxjerrin gjithnjë si hajn apo lopar. Tragjikja qëndron në faktin se Ministria e Arsimit dhe Shkencës që ka përgatitur pyetjet udhëhiqet nga kuadër i BDI-së, Abdilaqim Ademi, i cili duket se portretizimin e “Agimit” si të tillë e ka pranuar heshturai me mos reagim.

Lëvizja BESA reagon ashpër ndaj këtyre pytjeve në testet skandaloze shkollore për nxënësit, tek të cilët në vend se të punohet për bashkëjetesë të mirëfilltë, bëhet krejt e kundërta, pra promovohet racizëm, siç ka ditur në shumë raste ta bëjë Qeveria VMRO-BDI. Andaj, konsiderojmë se menjëherë duhet të bëhet tërheqja e këtyre testeve shkollore ku shqiptarët portretizohen si “Agima”, ngase nëse VMRO i sheh si të tillë Qeveritarët e BDI-së, pra si “Agima, Indian, etj”, shqiptarët nuk kanë të bëjnë me këtë aspak dhe që moti janë distancuar. Pos kësaj, Lëvizja BESA kërkon që menjëherë për këto gabime dashakaqe të kërkohet falje publike, në të kundërtën do duhet të organizohemi në mënyra tjera për të detyruar këtë Qeveri të kërkojë falje publike.

Lajme të ngjashme

Back to top button