RDK: Aktorët që krijuan këtë krizë politike nuk mund të jenë pjesë e zgjidhjes

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se tentimet e komunitetit ndërkombëtarë për të ndërmjetësuar në tejkalimin e krizës politike në vend është për tu përshëndet, dhe se tentimet e tilla duhet të vazhdojnë edhe më tutje. Por, kjo që ju prezentua publikut vendas nga komisioneri evropian Johannes Hahn nuk është as për së afërmi zgjidhje e krizës së madhe politike në vend.

RDK në kontinuitet ka mbajtë qëndrim se kriza politike në vend është mjaft e vështirë dhe delikate dhe kërkon ndërhyrje të thellë të komunitetit ndërkombëtarë, sidomos atij amerikan, në të kundërtën kriza do të thellohet edhe më shumë. Ne besojm se komuniteti ndërkombëtarë e ka të qartë se kjo krizë e thellë politike nuk mund të zgjidhet nga njerëzit që direkt ose indirekt e kanë shkaktuar krizën në radhë të parë. RDK thekson se krizë janë vet aktorët në fjalë, dhe jo procesi dhe mënyra e zgjidhjes së krizës në fjalë. Kriza në fjalë nuk zgjidhet nëpërmes zgjedhjeve, por nëpërmes marrjes në përgjegjësi për të gjithë aktorët që sot aktrojnë se janë pjesë e zgjidhjes.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se komuniteti ndërkombëtarë, sidomos ai amerikan, duhet fuqishëm të ndërhyjë në zgjidhjen e krizës në vend, dhe të mos lejoj në asnjë mënyrë që aktorët që e krijuan këtë katrahurë të jenë pjesë e zgjidhjes së krizës në vend. Në të kundërtën, kriza politike jo vetëm që nuk do të zgjidhet, por do të shtresohet dhe ashpërsohet edhe më shumë.

RDK rithekson qëndrimin e saj se zgjidhje e vetme është dorëheqja e tërrësishme e kësaj qeverie, dhe formimi i një qeverie ekspertësh me ndërmjetësim direkt të komunitetit ndërkombëtarë, sidomos atij amerikan. Problemet në shtet janë shtresuar aq shumë saqë të mendohet se kriza mund të zgjidhet me qeveri kalimtare politike me aktorët e njëjt është amatoreske.

Lajme të ngjashme

Back to top button