Orav: Interesi i qytetarëve është më i rëndësishëm se i partive

Euroambasadori Aivo Orav, pas takimit të sotëm me kryeministrin Nikolla Gruevski në Qeveri, në emër të të gjithë ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, theksoi se në takim është diskutuar për të gjitha zgjidhjet e mundshme për daljen nga kriza momentale. Ai tha se ky takim nuk ka lidhshmëri me takimin e djeshëm të liderëve me komesionerin Johans Hahn.

“Sot diskutuam për zgjidhjet e mundshme për dalje nga kriza politike dhe mesazhi jonë kryesorë është se interesi i qytetarëve është më i rëndësishëm se interesi i partive politike. Sot dëgjuam qëndrimin e kryeministrit për mënyrat se si do t’i qaset zgjidhjes së pyetjeve serioze lidhur me sundimin e së drejtës dhe kthimin e besimit tek institucionet. Kërkuam nga të gjithë faktorët relevant politik të bëjnë përpjekje dhe me vullnet të mirë të gjejnë mënyrë për dalje nga kriza”, ka deklaruar Orav, raporton SHENJA.

Orav deklaroi se takime të tilla do të mbahen edhe me liderët e partive tjera politike, Zaevin, Ahmetin dhe Thaçin.

Lajme të ngjashme

Back to top button