Arifi: Vetëm përcaktimi i datës për zgjedhje nuk e bën marrëveshjen të vlefshme

Kryetarja e Komunës së Tetovës nga radhët e BDI-së dhe ish ministrja për çështje evropiane Teuta Arifi vlerëson se vetëm përcaktimi i datës për zgjedhje të parakohshme nuk e bën të vlefshme marrëveshjen e arritur mbrëmë nga liderët.

“Është shumë e qartë se kjo marrëveshje duhet të plotësohet për disa ditë, ndërsa në zgjedhjet e ardhshme do të shkohet me kushte shumë precize që duhet të plotësohen gjatë muajve të ardhshëm. Për hir të së vërtetës, Komisioni Evropian gjithmonë në procese e ka involvuar dimensionin e rëndësishëm politik të kapitujve 23 dhe 24 si mekanizma për dalje nga ngërçi politik për shumë tema siç janë gjykatat, mediat, dhe procesi zgjedhor”, thotë Arifi për DW.

Arifi është e bindur se një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i involvon partitë maqedonase dhe shqiptare mund të zgjidh edhe problemet lidhur me demokracinë dhe çështjen e emrit, si kusht për anëtarësim në BE dhe NATO.

“Pyetje kryesore është se sa mund që ky proces të jetë i suksesshme? A mundet që një Qeveri për 10 muaj do të mund ti zgjidh këto çështje që nuk janë zgjidhur 25 vite?”, deklaroi Arifi.

Arifi gjithashtu vlerëson se një përfshirje e faktorit ndërkombëtarë mund ta bëjë këtë marrëveshje të funksionojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button