Shkup, afatet kaluan, stacioni hekurudhor ende pa rinovuar

Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë Irfan Asani në dhjetor të vitit të kaluar premtoi se stacioni hekurudhor në Shkup më së voni deri në muajin maj të viti 2015 do të marrë pamje të re.

Ai në atë kohë theksoi se projekti për rinovimin e stacionit hekurudhorë të Shkupit do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve të përgjithshme për udhëtarët, do të rris standardet teknike si dhe do të  rritë kapacitetit e stacionit.

Tani jemi në muajin qershor dhe punimet në këtë stacion ende nuk kanë përfunduar. Nga aty thonë se përfundimi i punimeve është prolonguar për në muajin shtator për arsye të pllakave të reja.

“Ka vonesë gjatë punimeve për shkak të pllakave, të cilat në vend të betonit do të vendosen të granitit, për arsye se të betonit shkatërrohen më shpejtë. Përfundimi i punimeve është parashikuar që të bëhet në shtator të këtij viti”, thonë nga Stacioni Hekurudhor në Shkup.

Ndërkaq projektin  për renovimin e stacionit hekurudhor e ka hartuar kompania holandeze Grontmej, i cili do të kushtojë 2.9 milion euro, ndërsa do të financohet nga Bashkimi Evropian përmes IPA fondeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button