Recension: Sperma në gjithësi

[Recension: Do të hulumtohet se a ka jetë jashtëtokësore në stratosferën mbi Maqedoninë]

Në garën pas ndonjë storjeje atraktive, ekskluzive, ndonjëherë mediat i lëshojnë nga dora kriteret për atë se çka është e vlefshme të jetë lajm, a është diçka me interes publik ose jo. Shumë shpesh ndodh që gazetari të tërhiqet nga inercioni i ngjarjeve që i organizojnë personat me funksione publike, dhe si me rregull, të bëjnë lajme nga çdo ngjarje, takim, mbledhje e kryetarit të komunës, ministrit, kryetarit…

Për këshilltarët për media të këtyre personave publikë është me rëndësi ta publikojnë edhe një ngjarje të afirmuar mediatike të shefave të tyre dhe ata më pak kujdesen për relevancën e ndonjë ngjarjeje. Mirëpo, a duhet t’u nënshtrohen gazetarët këshilltarëve imponues për marrëdhënie me publikun?

Gjithsesi, jo. Ata duhet të udhëhiqen nga vlerat sipas të cilave në ngjarje ka potencial në vete që të bëhet përmbajtje mediatike.

05292015-Kanal5-StratosferaLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Do të hulumtohet se a ka jetë jashtëtokësore në stratosferën mbi Maqedoninë

Data dhe koha e publikimit: 26.05.2015

Data e recensionit: 29.05.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Në kriteret për zgjedhje të informatës me vlerë mediatike, bën pjesë edhe ia që ofron lajm nëse informata në vete përmban ndonjë element të pazakonshëm. Në lajmin që e recensojmë, të jemi të sinqertë, ka një gjë të tillë – një shkencëtar që thotë se në stratosferë ka jetë jashtëtokësore në mikroforma. Interesante, apo jo?

Mirëpo, hapi i dytë që një gazetar duhet ta bëjë është të kërkojë pak nëpër internet dhe të gjejë informata plotësuese për këtë shkencëtar. Duhet të pajtohemi se kryetari i një komune nuk është autoritet që mjafton për ta marrë si të gatshme atë që na e thotë një astrobiolog. Përveç nëse, edhe ai qytetari i parë i komunës, nuk është i konfirmuar me impakt-faktor se është astrobiolog me autoritet, që përkohësisht është duke e kryer funksionin e kryetarit të komunës.

Domethënë, kryetari i komunës mund ta pranojë kë të dojë. Këshilltari i tij për media mund t’i ftojë gazetarët, mirëpo a do të bëjnë ata një lajm të këtillë është dilemë serioze.

Dilema mund të zgjidhet, siç thamë, me një kërkim të vogël në internet. Sikur të ishte bërë kjo, autori i kësaj përmbajtjeje mediatike dhe redaktori do të vinin deri te të dhëna me të cilat thuhet se kjo hipotezl për mikrojetë jashtëtokësore në stratosferë, thënë në formën më të butë, është kontraverze.

Shkencëtari që u mirëprit në Veles thotë se ato mikroorganizma jashtëtokësore në stratosferë janë rezultat i panspermisë së drejtpërdrejtë, gjegjësisht, se ndonjë civilizim ose krijesë superinteligjente në universin e pafund e ka farëzuar gjithësinë me spermë…

Interesante, mirëpo duhet pranuar edhe – e tepruar. Dhe pikërisht në rubrikën e tillë në botë i fusin këto lajme: “Huffington Post”-i tregimin për teorinë për panspermi, të cilën e mbështet shkencëtari nga Britania e Madhe, mysafir i kryetarit të komunës së Velesit, e ka vendosur në rubrikën “Lajme të çuditshme” (Weird News). Mu atje ku edhe e ka vendin.

Edhe diçka, pse stratosfera mbi Maqedoni do të dallohej nga ajo mbi Madagaskar ose mbi Kamçatkë?

Lajme të ngjashme

Back to top button