fbpx

Kosova mbulohet me flamuj për Isa Boletinin

Ministri i FSK-së, Haki Demolli ka thënë se me rastin e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletini më 10 qershor të gjitha qytetet e Kosovës do të dekorohen me flamuj kombëtar dhe ata shtetërorë.

Ministri i FSK-së, Haki Demolli gjatë mbledhjes së sotme të ekzekutivit ka shpejguar në detaje se si do të bëhet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar, Isa boletin në Boletin të Zveçanit duke thënë se pjesa kryesore e saj do të bëhet në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovisës.

Sipas Demollit më 10 qershor të gjitha qytetet e Kosovës do të dekorohen me flamuj kombëtar dhe ata shtetërorë, transmeton Klan Kosova.

Ministri i FSK-së ka bërë me dije se për sigurinë e ceremonië do të përkujdeset policia e Kosovës dhe KFOR-i.

Lajme të ngjashme

Back to top button