Projekti i OSBE për shkolla të sigurta, i suksesshëm në Kërçovë

Projekti “Shkolla të sigurta”, i iniciuar nga OSBE për sigurinë e nxënësve nëpër shkolla,  tash më tre vite aplikohet në dy Shkollat e Mesme Komunale në Kërçovë. Ky projekt aplikohet në shumicën e qyteteve me përbërje multietnike dhe është miratuar edhe nga Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Punëve të brendshme.

“Në kuadër të këtij projekti, gjatë vitit të kaluar, në SHMK Drita dhe Mirko Mileski në Kërçovë ka pasur një sërë aktivitetesh ku janë përfshirë nxënës, profesorë, punonjës të policisë, prindër dhe përfaqësues të OSBE-së për të rritur vetëdijen te nxënësit dhe sigurinë nëpër shkolla.” – tha Dejan Ilijoski dhe më tej ai shtoi; “Komuna e Kërçovës përkrahë çdo projekt që ka të bëjë me krijimin e kushteve për sigurinë e qytetarëve”.

Bllagoja Stojanovski, drejtor i SHMK “Mirko Mileski” tha: “Ne jemi maksimalisht të përgatitur dhe i zbatojmë të gjitha rregullat për siguri në shkollat tona duke realizuar një numër të madh projektesh për këtë”.
Ndërkaq, Nebi Bilalli, drejtori i SHMK “Drita” falënderoi nxënësit që sipas tij kanë bërë punën më të madhe që ky projekt të jetë i suksesshëm. “Le të shërbejë ky oborr I shkollës për të bërë aktivitete të këtilla të përbashkëta dhe jo për të protestuar kundër njëri tjetrit siç ka ndodhur në të kaluarën.” – apeloi Bilalli.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të SPB-së së Ohrit, kurse ngjarja u realizua në oborrin e objektit të përbashkët që ndajnë dy Shkollat e mesme “Drita” dhe “Mirko Mileski”.

Lajme të ngjashme

Back to top button