Recension: Përsëri në shesh fuqitë shëruese të Manastirit të Lesnovës

Lajmet që kanë të bëjnë me dukuritë mbinatyrore dhe mistike gjithmonë kanë qenë atraktive, si për mediat, ashtu edhe për publikun e tyre. Gazetarët shumë shpesh publikojnë tregime të këtilla dhe të ngjashme me të, për çudi të ndryshme. Pyetja është se a kanë gazetarët përgatitje përkatëse profesionale për çështjet e këtilla dhe a është ndoshta pikërisht mosdija e tyre shkak për senzacionalizimin e lajmeve të këtilla, dhe e gjithë kjo që të tërhiqet lexueshmëri më e madhe. Mirëpo, sa janë të vërteta “çuditë” për të cilat shkruhet, askush nuk mund ta vërtetojë.

Повторно на виделина исцелителните моќи на Лесновскиот манастирLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Përsëri në shesh fuqitë shëruese të Manastirit të Lesnovës

Data dhe koha e publikimit: 25.05.2015

Data e recensionit: 27.05.2015

Recensues: Аna Anastasovska

I tillë është rasti edhe me këtë kontribut, i cili është propozim i një lexuesi tonë që thotë: “Kontributet e këtilla shfrytëzohen për manipulim dhe për dhënie të shpresës së rrjeshme njerëzve të cilët zakonisht nuk kanë qasje deri te shërbimet përkatëse mjekësore”.

“Një vajzë gjashtëvjeçare e cila më parë nuk ka folur ka filluar të flasë, ndërsa para një muaji një vajzë nga Koçana është ngritur në këmbë, pasi që së bashku me prindërit e saj e kanë vizituar Manastirin e Lesnovës. Këto janë vetëm një pjesë e tregimeve të cilat tregohen anembanë Evropës për fuqinë që e kanë manastiret maqedonase.”

Mu ashtu. Këto janë vetëm tregime që ritregohen, e në të cilat dikush beson ose nuk beson. Kur njeriu ka ndonjë siklet, është në gjendje të bëjë gjithçka, veçanërisht kur bëhet fjalë për më të afërmit e tij. Çdokush ka të drejtë të besojë në çka të dojë, megjithatë, besimi është e drejtë individuale dhe intime e çdo individi. Mirëpo, tregimet e këtilla nuk janë dëshmuar dhe kur transmetohen si fakte, mund për përdoren për manipulim dhe për dhënie të shpresës së rrejshme.

Në kontribut askund nuk ka ndonjë deklaratë nga njerëzit që i kanë përjetuar këto çudi në lëkurën e tyre, e nuk ka as ndonjë deklaratë nga mjekët që do t’i vërtetonin vetitë shëruese të këtij manastiri. Dhënia e shpresës së rrejshme është sjellje joprofesionale e gazetarit, i cili mund t’i manipulojë qytetarët, veçanërisht ata që kanë probleme mjekësore, dhe të cilët nuk mund të shërohen në mënyrë adekutae. Gjërat e këtilla në të njëjtën kohë paraqesin edhe lojë me zjarr, për shkak se mund të shkaktojnë komplikime plotësuese. Prandaj, gazetarët nuk guxojnë ta bindin publikun në diçka që nuk është e mbështetur me fakte dhe me dëshmi.

Lajme të ngjashme

Back to top button