fbpx

“Jemi nga Siria, nuk kemi as ushqim as veshmbathje”

Adami dy vjeçar buzëqeshte në krahët e babait të tij përderisa po arrinte në Shtëpinë për ndihmë në Veles. Nëna e tij e lodhur nga rruga filloi të qajë kur pa se Adami mori një paketë me biskota dhe ujë. Ajo nuk kishte as 25 vjet ndërsa babai i Adamit mund të ishte një vit më i madh. Të gjithë, ato që ishin në shtëpinë e ndihmës, UNHCR, Kryqi i Kuq, Familja Zdravkin por edhe banorët dhe qytetarët, filluan të ju japin ndihmën e parë, shkruan Duma, transmeton Portalb.

“Familja ime tre anëtarësh është nga Siria. 6 ditë po udhëtojmë nëpër Maqedoni. Nuk kemi ushqim e as veshmbathje. Ju falënderoj shumë, më shumë në emër të Adamit”, deklaroi babai i tij.

Kjo familje tre anëtarësh mbërriti e fundit nga grupi i madh i emigrantëve, të cilët në këmbë udhëtojnë nëpër binaret e trenit dhe kërkojnë informacione se si të arrijnë në Serbi.

Emigrant nga Siria
Emigrant nga Siria

Këto emigrant kishin fat sepse ato i priti përfaqësuesi i UNHCR-së Muhamed Arif i cili ju sqaroi dhe ju shpërndau instruksione të shkruara në gjuhën arabe.

“Këta persona nuk kanë problem në Greqi apo Serbi, ku mund në mënyrë të ligjshme të udhëtojnë me autobus, ato kanë problem këtu në Maqedoni ku janë të detyruar të udhëtojnë disa ditë nëpër shtet, nëpër binare dhe e vendosin veten në rrezik. Për këtë shkak është e nevojshme që Qeveria e Maqedonisë të sjell ligj që do t’ju mundësojë këtyre personave që të udhëtojnë sigurt nëpër shtet. Ligji duhet të miratohet menjëherë pa asnjë dilemë”, deklaroi Muhamed Arifi, përfaqësues i UNHCR-së. /Portalb

Emigrant nga Siria
Emigrant nga Siria

Lajme të ngjashme

Back to top button