VMRO: Shekerinska, avokat i Greqisë

VMRO-DPMNE i ka reaguar zëvendëskryetares së LSDM-së, Radmila Shekerinska, lidhur me deklaratën e saj për portalin “Euroactiv”, me të cilën lihet për të kuptuar se faji për moszgjidhjen e kontestit të emrit është i të dyja palëve. 

Deputeti dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, Antonio Miloshoski, ka dënuar deklaratën e tillë, duke e vlerësuar të dëmshme për diplomacinë dhe për pozicionet e vendit kundrejt Greqisë, në procesin e zgjidhjes së kontestit. 

“Vlerësojmë se mesazhet e tilla janë të dobishme për diplomacinë greke, por fatkeqësisht të dëmshme për Maqedoninë. Vlerësojmë se me mesazhet që barazojnë përgjegjësinë e të dy vendeve, për një kontest që Maqedonisë i është imponuar nga Greqia, i japin alibi diplomacisë greke, dhe i shton arsenalin diplomatik ambasadorit ose ministrit grek për Punë të Jashtme, të mos e akuzojë personalisht Maqedoninë, por t’i shfrytëzojë vetëm fjalët e znj. Shekerinska me akuzat ndaj shtetit të vet”, ka deklaruar Miloshoski. 

Deputeti ka vijuar akuzat ndaj Shekerinskës, duke e quajtur një avokat të pozicionit grek në periudhën vijuese. 

“Si ish-ministër për Punë të Jashtme, kam pasur një mundësi në vitin 2009, të dëgjoja nga homologia e atëhershme, Dora Bakojani, citate dhe qëndrime të Tito Petkovskit, me të cilat përpiqej të zhvleftësonte pozicionin e Maqedonisë në kontestin për emrin”, ka theksuar deputeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button