Mot me diell dhe i ngrohtë

­ Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Gjatë ditës do të ketë vranësira të vogla lokale deri në mesatare, ndërsa do të vazhdojë të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej pesë deri në 14 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri në 33 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësirë të vogël deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 31 gradë Celsius. Indeksi i UV do të arrijë 8.

Të enjten dhe të premten do të ketë rritje të vranësirave dhe rënie të temperaturave. Do të ketë të reshura të përkohshme lokale të shiut, vende­vende veçanërisht në orët e pasdites të reshurat do të jenë më të rëmbyeshme të ndjekura me bubullima dhe erë të përforcuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button