Bëni jetë sedentare? Ja si të mbani trupin në formë

Shpesh herë të qëndruarit ulur për shumë orë bëhet shkaktari i shumë shqetësimeve që kanë të bëjnë me fizikun tonë. Shtimi i kileve të tepërta, është njëri prej tyre. Por ekzistojnë disa mënyra që na tregojnë se si mund të humbim peshë brenda pak kohësh edhe duke qëndruar ulur.

Kur bëhet fjalë për të humbur disa kile në peshë, të gjithë mendojnë për aktivitete fizike të vërteta, por shpesh e kemi të pamundur të merremi me to pasi nuk kemi kohë të mjaftueshme. Kështu që na duhet të bëjmë një jetë shumë sedentare. Si i bëhet në këtë rast? Mund të duket e pabesueshme, por mund të arrijmë të mbajmë trupin në formë edhe duke qëndruar shumë kohë ulur. Ja disa nga strategjitë që duhen aplikuar. Mjaftojnë disa minuta në ditë për të pasur një fizik perfekt edhe kur jemi të ulur në tryezë.

Mbani të ulët temeperaturën e ambjentit

Temperatur e ulët e ambjentit ndihmon trupin për të djegur më shumë kalori. Në këtë mënyrë mund të përfitoni nga rasti që të humbni peshë.

Pini shumë ujë

Nëse gjatë ditës pijmë shumë ujë, mund t’i sjellim shumë përfitime organizmit. Jo vetëm që çlirohemi nga toksinat, por edhe na bën të ndihemi të ngopur duke larguar urinë.

Trajtoni të prapmet

Nëse punoni të ulur për shumë kohë ekziston një mënyrë për të shplodhur muskujt e trupit tuaj. Në veçanti mund të keni të prapme të tonifikuara duke bërë lëvizje të veçanta. Mjafton të uleni në karrige dhe të rëndoni me gjithë peshën e trupit tuaj. Shtyni këmbët mbrapa, në mënyrë që të forconi muskujt e vitheve. Përsëriteni ushtrimin me të dyja këmbët.

Qeshni shumë

Të qeshurit është provuar nga shumë kërkime shkencore që rrit të rrahurat e zemrës dhe ndihmon metabolizmin të punojë më shpejtë. Përfitoni disa minuta pushim për të qeshur me kolegët tuaj.

Bëjini ushtrime krahëve

Një fizik perfekt duhet të jetë i tillë në të gjitha anët. Shtrini krahët sipër tavolinës dhe këmbët po ashtu duke lënë peshën e trupit të bjerë mbi to. Kthejini krahët mbrapa, duke formuar një kënd prej 90 gradësh.

Shmangni ushqimet e shpejta

Hiqni dorë nga ushqimet e shpejta sepse ato përmbajnë shumë kalori. Më mirë merrni fruta në zyrë. Molla është shumë e këshillueshme. /noa.al

Lajme të ngjashme

Back to top button