Thaçi në Maltë: NATO dhe BE, prioritetet tona kryesore

ëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka zhvilluar një vizitë në Maltë ku është me kryeparlamentarin maltez, Anglu Farrugia, me të cilin ka biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror në diplomacinë parlamentare.

Thaçi dhe Anglu theksuan se parlamentet e të dy shteteve kanë themeluar komisione parlamentare, që nuk gjenden shpesh as në parlamentet e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Ata u shprehën se është e rëndësishme që të rritet bashkëpunimin në mes të dy parlamenteve, e posaçërisht të shkëmbehen përvojat në nivel të parlamenteve dhe komisioneve parlamentare, dhe nënvizuan rëndësinë e rolit të kuvendit në mbikëqyrjen e financave publike dhe përgjegjësive publike.

Zëvendëskryeministri Thaçi ka takuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare të Maltës, Carmelo Abela me të cilën u bisedua për bashkëpunimin në sektorin e sigurisë, migracionit dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.

Thaçi është shprehur se paqja dhe stabiliteti në Mesdhe, sikur edhe në Ballkan, ndikojnë edhe në paqen dhe stabilitetin në Evropë. Ai shtoi se Kosova është dëshmuar e suksesshme në luftimin e migrimit illegal, se merret si shembull për angazhimin e saj kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, dhe se vendi synon të anëtarësohet në EUROPOL dhe INTERPOL.

“E çmojmë mbështetjen e Maltës për anëtarësimin e vendit tonë në organizata të sigurisë. U thashë miqve maltezë se anëtarësimi në NATO dhe BE mbeten prioritete kryesore të Republikës së Kosovës”, tha Thaçi. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button