Nis përgatitja e Master Planit të Gazit në Shqipëri, përfundon në nëntor 2016

Nis masterplani për gazifikimin çka do t’i sigurojë Shqipërisë një panoramë për mundësitë dhe nevojat e vendit për gazifikim.

Ministria e Energjia ka nisur masterplanin i cili parashikohet të përfundoj në nëntor të 2016. Projekti është financuar nga Komisioni Evropian me një shumë prej 1.1 milion euro dhe synon përgatitjen e një master plani gjithpërfshirës për gazin natyror duke përfshirë këtu aspektet teknike, ligjore dhe rregullatore, ekonomike apo sociale.

Në bazë të këtij projekti do të realizohet edhe parashikimi i kërkesës për konsumimin e ardhshëm të gazit në vend do të shqyrtojë çdo sektor të madh të vendit, përfshirë shërbimet dhe industrinë.Gjithashtu në bazë të master planit do të vlerësohen edhe mundësitë për kalimin nga energjia elektrike te gazi.

Nga master plani përveç ministrive përkatëse, përfitues të tjerë të këtij projekti do të jenë edhe Enti Rregullator i Energjisë dhe Albpetrol.Në njoftim bëhet me dije se Do të kryhet gjithashtu një itinerar dhe plan i mirë urbanistik i sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes së gazit me synim krijimin e një

teknikisht me kosto më të ulët dhe në mënyrën më efikase të mundshme nga ana ekonomike, si dhe me ndikim sa më të paktë në mjedis.Ministria e Energjisë dhe Industrisë bën me dije se Në bazë të studimit pritet të përcaktohen edhe burimet potenciale të gazit në Shqipëri duke përfshirë eksplorimin e brendshëm të , gazit nga Tubacioni Jon-Adriatik furnizimet përmes TAP / TANAP./Oranews.tv/

Lajme të ngjashme

Back to top button