Liberalët serbë, Nikoliqit: Hiq dorë nga Kosova!

Partia Liberale Demokratike e Serbisë (LDP) e Çedomir Jovanoviqit, ka kërkuar sot nga presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, që të heqë dorë nga platforma e tij për Kosovën.

Ky subjekt politik ka thënë se kjo platformë ka për qëllim ta komplikojë situatën në Kosovë, në kohën kur po zhvillohen bisedimet në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

“Sot në vitin 2015, në kohën kur Kosova dhe Serbia po zhvillojnë negociata në Bruksel të cilat ende nuk kanë përfunduar, ndërsa marrëveshja që është arritur, ende nuk ka arritur të zbatohet, besojmë që rezoluta juaj pamundëson një ujdi e cila është e nevojshme për të gjithë që jetojnë në Serbi dhe për shqiptarët e serbët që jetojnë në Kosovë”, thuhet në letrën që kjo parti ia ka dërguar presidentit serb Nikoliq.

Kujtojmë se platforma e Nikoliqit për shtetin tonë parasheh që Kosovës t’i jepet një autonomi e vitit 1978 dhe veriut të saj një autonomi brenda shtetit kosovar. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button