Babastars nuk ndalen, tash videoklip nga Skivi dhe Onat (Video)

Duket se këtë verë hip hop ‘labeli’ Babastars e ka marrë tepër seriozisht, pasi që vetëm një javë nga projekti i fundit ka ardhur një videoklip i ri nga Skivi dhe Onat.

Bëhet fjalë për këngën “Emrin qysh e ki” një rap baladë e bukur e cila vjen nga rap artistët e Babastars në bashkëpunim.

Teksti është shkruar nga vet reperët, teksa muzika është punuar nga LiBieats dhe Bini në High Records.

Videoklipi është realizuar nga Max Production.

Ky është projekti i ri për Babastars, vetëm një javë pasi u publikua kënga e Agon Amigës, “AMG”, i cili rezultoi në një sukses të pa paraparë.

Lajme të ngjashme

Back to top button