Tetovë: Marshim i përbashkët drejtë qendrës “Iliria”, kundër dhunës

Në sheshin “Iliria” në Tetovë u organizua fushata kombëtare kundër dhunës në shkolla “ Së bashku kundër dhunës”. Organizator të këtij aktiviteti janë OSBE, komuna e Tetovës, MPB- njësia Tetovë dhe Ministria për arsim dhe shkencë.

Kampanja kundër dhunës nëpër shkolla në Tetovë u shënua në shenjë solidariteti me shkollat e Shkupit. Kjo dukuri nëpër shkollat e Tetovës, nuk është edhe aq evidente kohën e fundit. Sipas drejtorëve të shkollave të mesme në Tetovë, pas një bashkëpunimi të mirë të policisë dhe shkollave janë eliminuar zënkat në mes nxënësve që ndodhnin kryesisht nëpër hapësirat për rreth shkollave.

Drejtori i shkollës së mesme Tekstile, Abaz Abazi, thotë se rastet e dhunës në këtë shkollë janë shumë të rralla. Fatmirësisht thotë ai, kjo dukuri është në nivele shumë të ulëta dhe gjithnjë e më shumë  të rinjtë po largojnë dallimet mes veti, sepse kanë shumë gjera të përbashkëta me të cilët mund të shoqërohen.

Ndërsa kryeshef i Sektorit për punë të brendshme në Tetovë  Shefik Bajrami thotë se Siguria dhe Harmonia janë vlera universale, me të cilat obligohet çdo njëri që t’i kultivoj, në veçanti duhet ti afirmojmë të rinjtë, por edhe  me ndihmën konkrete dhe të vazhdueshme nga ne.

Lajme të ngjashme

Back to top button