Shqiptari dëbohet nga Zvicra pas 24 vite

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, ka bërë të ditur se Zvicrës i lejohet të kthejë në vendlindje një shqiptarë 53-vjeçar.

Ai në Zvicër kishte shkuar në vitin 1991 dhe shteti zviceran i kishte dhënë leje qëndrimi të përkohshme, mirëpo në vitin 2001 për shkak të pastrimit të parave të drogës, ai u dënua me 2 vite burgim dhe dhjetë vite ndalim të hyrjes së Zvicër.

Mirëpo, 54 vjeçari i cili jeton në Gjenevë, nuk kishte lëshuar vendin asnjëherë, pasi që me ankesat e përsëritura deri te autoritetet përkatëse ai ia doli të qëndrojë.

Gjykata Federale vendosi në vitin 2009 se shqiptari duhet të largohet nga Zvicra. Ndërsa, gjykata e Strasburgut, në të cilën shqiptari kishte parashtruar ankesat e tij, ka pranuar se ai ka vazhduar qëndrimin në Zvicër edhe pse atij i është shqiptuar dënimi i ndalimit të hyrjes në Zvicër. Mirëpo ajo tani ka bërë të ditur se ai nuk ka të drejtë të qëndroj në Zvicër dhe duhet të dëbohet.

Njëkohësisht, e ashtuquajtura “Karta e Familjes”, nuk i siguron atij qëndrimin në Zvicër, pasi që fëmijët e tij tashmë janë të rritur, ndërsa gruaja e cila ka nënshtetësi zvicerane, e cila ishte divorcuar nga ai dhe më pas ishte kurorëzuar prapë me të, ka qenë në dijeni për dënimin me të cilin ai përballet dhe e ka pasur parasysh se nuk do të mund të jetojë në Zvicër me bashkëshortin të saj.

Zvicra ka bërë të ditur se konsekuencat për delikte të drogës janë të ashpra, kështu që shqiptari nga Gjeneva do të dëbohet në vendlindje të tij./arbresh.info/

Lajme të ngjashme

Back to top button