Kusari-Lila: Po punojmë për ta forcuar AKR-në

Zëvendëspresidentja e Aleancës Kosova e Re (AKR), Mimoza Kusari Lila, ka thënë se janë duke punuar në forcimin e partisë për të sjell figura të reja.

Kryetarja e Gjakovës ka sqaruar për Indeksonline se janë duke zhvilluar takime të nëndegëve, për shkak që kanë pasur rënie të votës në nivel nacional

“Për momentin ende kemi angazhime vetëm në nivel të degëve, në nivel të qendrës po presim një takim të radhës të Këshillit Drejtues i cili do të prezantohet që kanë filluar procesin zgjedhor, pastaj të fillohet me ta. Gjithsesi se do të ketë emra të ri. Ne nuk mund të vazhdojmë me këtë trend, sepse viti i kaluar ka qenë vit i rënies dhe për të pasur një ngritje duhet të forcohet dhe duhet të ketë emra të ri dhe figura të reja dhe natyrisht qasje të re karshi elektoratit”, ka thënë Kusari- Lila.

Lajme të ngjashme

Back to top button