Maqedoni, vazhdon testimi “ekstrem”

Sot ka nisur testimi ekstern në shkollat fillore dhe të mesme të vendit ku do të përfshihen rreth 183 mijë nxënës. Edhe këtë vit pyetjet në gjuhën shqipe dhe lëndën e edukimit qytetar ishin përplot me gabime gjuhësore, por edhe tendenca raciste.

Testimi ekstern

 

Shumë përgjigje në vend që të jenë në gjuhën shqipe ishin në gjuhën maqedone ose turke. Në pyetjet e lëndës “Edukimi qytetar” qartë vërehet poshtërimi i nxënësve shqiptar ku ata krahason me bujq ose nxënës që jetojnë në male duke ruajtur bagëtinë ndërkohë që nxënësit me emra maqedonas trajtohen si ndër nxënësit më të mirë. Gjithashtu në këtë lëndë paraqiten pyetje politike, si për shembull me çfarë metode duhet zgjidhur çështja e emrit të Maqedonisë që ka me Greqinë.

Një nga gabimet e përmendura më lartë janë hasur edhe në shkollën fillore “Hasan Prishtina” ku në testim do të përfshihen 550 nxënës.

Lajme të ngjashme

Back to top button