PPD: Të formohet qeveri kalimtare në Maqedoni

Sot në Ambasadën e Zvicrës në Shkup kryetari i PPD-së Nexhat Bexheti realizoi një takim  me ambasadorin zviceran  Stefano Lazzaroto.

Kryetari i PPD-së e njoftoi Ambasadorin me platformën politike të PPD-së, historikun e saj dhe synimet politike në të ardhmen.

Një pjesë e takimit u zhvillua rreth krizës politike në vend me ç’ rast ambasadori Lazzaroto u njoftua edhe me qëndrimin e PPD-së për zgjidhjen e krizës i cili qëndrim i përmban këto elemente:

-Krijmin e një qeverie kalimtare në të cilën nga ana shqiptare do të merrnin pjesë sektori civil (intelektualë, opinionistë etj), PPD, RDK,Besa dhe Lëvizja për reforma si opozitë shqiptare krahas BDI dhe PDSH si pozitë shqiptare dhe dy partitë maqedonase VMRO dhe LSDM,

-Qeveria do të kishte për mandat sjelljen e legjislaturës për zgjedhje të parakohshme parlamentare brenda një afati prej tetë muajsh.

Nga ana e tij ambasadori Lazzarotto informoi se viteve të fundit ai dhe Ambasada janë të angazhuar më tepër në aspektin ekonomik e kulturor  se sa në atë politik edhe pse gjithnjë është i gatshëm të realizojë takime edhe për çështje politike. Ai gjithashtu theksoi se të rralla janë ambasadat në Maqedoni që aktivitetin e tyre e kanë fokusuar kryesisht në zbatimin e projekteve ekonomike zvicerane në Maqedoni për çka janë hartuar edhe projekte konkrete në lëmi të ndryshme dhe kjo ka sjellë bashkëpunim të frytshëm me sektorin e biznesit në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button