Njerëzimi në robëri moderne!

Njerëzimi jeton në robëri moderne,më parë robi ka njohur robëruesin,por në ditët e sodit,dinastitë familjare që kontrollojnë sistemin bankar në botë,me anë të borxheve-kredive, ata njerzimin e mbajnë të strukur të shantazhuar,kokulur më sakt si rob modern.

Teoritë e konspiracionit thonë,që në krye të këtyre dinastive qëndron ,,Big brother,,.Dinasti që treqind vite në mënyre perfekte,diktojnë ekomominë botërore, politikën botërore.Këta kan diktuar,menaxhuar e finansuar edhe luftërat botërore.Kanë shpikur sisteme dhe kanë sajuar konflikte.

Miq të dashur, e keni të njohur se dikur është bërë këmbim i mallit me mall, pastaj këmbim i mallit me para metalike ,më pastaj këmbim i mallit me ari dhe kjo llogaritej realja. Por sot, kemi këmbimin e mallit me të ashtuquajturën PARA ELEKTRONIKE.

Këta kontrollojnë dollarin dhe euron.Këta teori pyesin a janë më këta para-letra me vlere a kanë këta ekonomikisht mbulesën e vlerës së arit.?

Është matematikisht e njohur se nëntë herë më shumë është diskrapanca e shumës së përgjithshme të parave prej letre që janë në qarkullim pagesor visavi bruto prodhimit vendorë në dyqind vende të botës për një vit dhe diskrapanc enorme ndaj shumës së vlerës së arit që duhet të jetë për mbulesë. Teoritë thonë në mënyre enorme bëhet vetem emetimi-shtypja e parave prej letre të dollarit bile edhe të euros.

Këta teori pyesin se me etablimin e euros si mjet pagese në vëndet e unionit evropian si u bë konvertimi ?

Ju lutem,një gasterbajter që me vite kishte fituar duke punuar në Gjermani me një page prej tremiepesëqindëmarka gjermane ,kishte aritur të deponojë në bankë treqindmimarka gjermane. Mirëpo me konvertimin dhe etablimin e parasë-EURO, gasterbajteri dikur pas një këndellje u mendua dhe tha ,tani unë kam njëqindëepesdhjetmieuro në bankë.
Punëtori kur kthen në treg pas çdo malli ai shef se mallin që kushtonte një markë nuk e blenë për pesedhjetcent por për një euro. Dhe kur çmimet e tregut në praktikë tregojnë diçka tjetër ai pyeti kush mi mori mua gjysmën e shumës së parave në bankë që kishte ndarë si fitim me vite të tëra.

Këtu mundë të rezultojë që të ishte bërë vjedhja më e sofistikuar e njerzimit dhe të ket mundësi të llogaritet si MASHTRIM I SHEKULLIT.

Të nderuar miq, 80 % e pasurisë në rruzullin tokësor është e 1 %të njerzëve kurse vetëm 20 % është e 99 % e popullsisë në ruzullin tokësor.

Këta teori shtrojnë pyetjen, nga viti 1913 kush ndërhyri në sistemin monetar në SHBA. Nga viti 1971 cili ishte mashtrimi në Fondin Federal Amerikan? . I kujt është ky fond, nga vin parat e emetuara me të cilat furnizohen Banka botërore, banka evropiane, Fondi monetar ndërkombëtar, multikompanitë,multibankat dhe bankat komerciale.

Qëllimi i këtij koncepti dhe këtijë rrjeti është që njerzimi- Qytetari, Qeveritë,kompanitë që sa më shumë të hynë në borxhe të kreditojnë.

Bankat kanë bashkupunim të shkëlqyeshëm nëmes vedi sepse ata janë një,ata kanë të njëjtin pronarë,gjithçka shkon e lëviz nën mbykqyrjen e VËLLAUT TË MADH.

Të dashur miq ,a kemi nëpër xhepa ne letra me vlerë apo letra pa vlerë. Si do që të jenë pa të as mund blesh e as të shesësh diçka.
Sa janë pagat tona mujore, kush na përcakton ato ?

Po në Maqedoni gadi një dekadë, a kemi ritje të pagave mujore,karshi ritjes së çmimeve të shportës konsumuese? Ritje defakto nuk ka,çka mund të blehej p.sh. me dymbëdhjetëmi denarë para shtatë ,tetë a dhjetë vitesh, e çka mund të bleshë sot. Madje shtrohet pyetja a ka të infiltrum kryeministra a ndonjë ministër të trajnuar nga koncepti i ;;Vold Strit,,në qeverinë tonë dhe vendeve të botës, për të praktikuar logjikën e kredimarjes bile edhe kur ska nevojë. Dhe ju lutem a keni dëgjuar ministër të financave dikund që kur ta dorëzon para mediave edhe aktvendimin e legalizimit të shtëpisë kuptohet për marketing , deklaron se ,përparësia kryesore e kësaj pune është se mundet tani të marësh kredi dhe të veshë shtëpinë hipotekësi pasuri të patundëshme të evidentuar.

Pse ky vend ka shkallë të lartë të varfërisë,pse?

A mundë të jetohet më mirë,a mund të kemi paga më të larta ?

Mundet, por spirala e monitorimit nga më të fortit nuk mund zbutet shpejtë.Për këtë duhet punë ,por në botë po flitet e shkruhet,për këta MASHTRIME TË SHEKULLIT edhe pse nuk mund të ndikohet, fuqia është akoma e madhe,por një ditë mashtrimi do të kolaboj.

Ajo që më mërzitë më shumë është fakti që në Maqedoni institutet për hulumtime ekonomike, kuadrot e fakulteteve përkatëse pse nuk e informojnë studentin me lëndë përkatëse me historikun e këtyre mashtrimeve të këtij numri të vogël të dinastive,ani pse nuk mund të ndikohet gjë por së paklu të njifen me realitetin,përndyshe ,nuk e kam të kjart cili është sensi i egzistimit të shkencave ekonomike.

Miq të mi, ROSHFILD, ky anëtarë i një prej dinastive ka pas thënë ,,kush nuk i do kreditë tona ,ai është armiku jonë,, dhe po ashtu me mprehtësinë e tijë të mashtrimit patë thënë ,,Më jepni të shtypë paratë,pushtetin le ta mbajë kush të dojë”. NË FAKT KËTA E MBAJNË JO VETËM PUSHTETIN EKONOMIK ,POR EDHE PUSHTETIN POLITIK në botë.

Lajme të ngjashme

Back to top button