Cuculi gati për tu kthyer te Shkëndija

Ka qëndruar vetëm një sezon te skuadra e Partizanit, megjithatë Ardian Cuculi është kthyer në një nga mbrojtësit më të mirë të Kategorisë Superiore. 27-vjeçari që është kontingjent edhe i Kombëtares së Maqedonisë, ka qenë titullar i padiskutueshëm në formacionin e Duros, megjithatë me përfundimin e sezonit ka vendosur të largohet.

Në një prononcim për “Sport Ekspres”, Cuculi tregon se rikthimi në Maqedoni ka ardhur për arsye personale dhe se skuadra e vetme ku do kthehej është Shkëndija e Tetovës me të cilët edhe ka filluar negociatat.

-Ka ndikuar në vendimin tuaj për tu larguar, fakti që trajneri Duro nuk do të ishte më në drejtimin e këtij ekipi?
Cuculi: Absolutisht jo, pasi unë nuk e dija që trajneri Duro ishte larguar nga skuadra. Largimi im është një gjë e cila nuk ka lidhje me trajnerin Duro, pasi ne jemi profesionistë dhe nuk kemi ndikim në vendimet që merr njëri apo tjetri, pavarësisht bashkëpunimit që kemi pasur.

-Flitet se pas largimit nga të kuqtë do të riktheheni te Shkëndija. Ka diçka të vërtetë në këto zëra?
Cuculi: Po është e vërtetë dhe mund të them se jam në përfundim të bisedave me skuadrën e Shkëndijës, megjithatë për momentin nuk ka asgjë zyrtare. Gjithsesi unë në Maqedoni nuk mund të luajë për asnjë ekip tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button