Stefçe Jakimovski formon parti të re

Stevço Jakimovski, kryetari i Komunës së Karposhit, do të formojë të shtunën partinë e  paralajmëruar më parë, “Opsionin Qytetar të Maqedonisë”.

Ai synon që kjo parti të jetë multietnike dhe në të të kyçen anëtarë të të gjitha bashkësive etnike në Maqedoni. Jakimovski paralajmëroi se partia e tij do të marrë pjesë me kandidat të vetin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, edhe atë në koalicion me Partinë Radikale Serbe dhe me Partinë Liberale të deputetit Ivon Veliçkovski.

“Po, është e sigurt se GROM do të dalë me kandidat të vetin presidencial. Nuk do të ketë koalicion parazgjedhor, përveç që do ti ofrojmë bashkëpunim Partisë Radikale Serbe dhe Partisë Liberale. Me këtë lind një parti e re, e pavarur. Duam që me programin tonë të vihemi në shërbim të qytetarëve”, tha Jakimovski

Lajme të ngjashme

Back to top button