E pabesueshme: Kjo është pishina më e thellë në botë (VIDEO)

A e keni parë ndonjëherë “Y-40” të njohur si “Kënaqësia e Thellë” , pishinën më të thellë në botë?

Kjo pishinë është e thellë 40 metra, andaj nuk rekomandohet ta vizitojnë njerëz me zemër të dobët. Thellësia e saj është e barabartë me lartësinë e nëntë autobusëve dykatësh, të vendosur njërin mbi tjetrin.

Pishina është e vendosur në hotelin me pesë yje “Terme Millepini” në Montegrotto Terme, në Itali. Atë e dizajnoi arkitekti i famshëm, Emanuele Boaretto.

Qendra notuese ka tipare të shpellave nënujore dhe një tunel nënujor unik, që qëndron pezull në mënyrë që vizitorët të shijojnë thellësinë e pishinës pa u lagur fare.

Zhytësit mund të mbathin kostume të thjeshta zhytjeje me rezervarë me oksigjen, ndërsa uji mban temperaturë rreth 32-24 °C.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Pertej ketij investimi gjigand dhe mbreselenes, duhet te ndihemi akoma me mire se instruktori kryesor i kesaj pishine eshte shqiptar.

Back to top button