Berisha: Rama synon shtyrjen e statusit, që mos t’i atribuohet qeverisë sime

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se po tenton të minojë konsensusin për ligjin e Statusin te Nepunesit Civil, me qellim shtyrjen e statusit në muajin dhjetor, qe të mos i njihet merita qeverisë së djathtë.

Deklarata eshte bere nga foltorja e Kuvendit, ku Berisha nuk ka pranuar te flase per ceshtje te rendit te dites, por per ate qe e ka quajtur te alarmante qe po behet nga qeveria e re.  

“Eshte alarm i madh qe bie nga bashkekryeministri Rama per te shtyre statusin nga muaji dhjetor qe te mos i atribuohet PD dhe qeverise se saj. Informohemi se eshte pergatitur akti normativ per te rrezuar konsensusin, mosdhenia e te cilit mbajti peng statusin. Gabim fatal nese marrim veprime per ta shtyre ate. Ministri i Jashtem bahske me kryeministrin kane mashtruar ne Bruksel per akte, por kam besim se kjo zgjidhet nga Krysia e Kuvendit qe vendi te mos humbase stausin ne dhjetor, ai eshte denim i madh per shkak te disa zhvillimeve, qe ndodhin ne mesin e vitit te ardhshem qe jane zgjedhjet evropiane”- tha Berisha.

Pas tij ka reaguar Meta, duke e cilesuar Berishen bashkekryetar te opozites.

Debati per rendin e dites
Kuvendi vendosi te heqe nga rendi i dites pikat e fundit te tij per lirimin nga detyra te ish anetareve te KQZ-se, pasi nuk ka gjetur konsensusin e opozites.

Kreu i Grupit Parlamentar te PD-se, Paloka ka kundershtuar pikat e rendit te dites per lirimin nga detyra te dy ish anetareve te KQZ-se.

“Kjo pike nuk ka qene ne rendin e diskutuar prej nesh. Konferenca e Kryetareve nuk eshte njoftuar, por edhe diten e mbledhjes kemi lene vetem miratimin e komisioneve dhe keshillave”- tha Paloka.

Meta ka pranuar se kjo ceshtje nuk eshte diskutuar. “Por kjo ka te beje me vete kerkesen e te interesuarve, te cilet nuk mund t’i mbajme me pahir anetare te KQZ. Nese ju mendoni se kjo eshte shkelje e rregullores, mendoj se do ishte mire te respektohen te drejtat e njeriut, se nuk mund te mbash me pahir nje njeri ne nje detyre kur kerkon te largohet prej saj”- tha Meta.

Punimet
Parlamenti miratoi në seancën e sotshme përbërjen e organeve drejtuese, siç janë komisionet parlamentare, sekretariatet, Byronë e Kuvendit dhe delegacionet parlamentare.

Vetëm socialistët kanë njoftuar emrat e kryesuesve të delegacioneve parlamentare, ndërsa PD në Konferencën e Kryetarëve nuk ka paraqitur asnjë listë. Ndërkaq, mësohet se Pandeli Majko do të jetë kryetar i Delegacionit të Kuvendit në NATO. Taulant Balla, kryetar i Komitetit Ndërparlamentar Shqipëri-BE, kurse Valentina Leskaj kryetare e Delegacionit të Këshillit të Europës.

Po ashtu, Konferenca e Kryetarëve zgjodhi Namik Doklen si kryetar të Delegacionit të Detit të Zi. Po ashtu, në këtë seancë, sipas Rregullores së Kuvendit, miratohet dhe përbërja e Byrosë së Kuvendit, që do të pasojë me zgjedhjen e emrit të sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button