Ushqim dhe pije për gazetarët që e ndjekin takimin Han-Gruevski-Zaev
Më shumë se tre orë po vazhdon takimi mes eurokomesarit Johanes Han, liderit të VMRO-së Nikolal Gruevski dhe atij të LSDM-së Zoran Zaev, në rezidencën e Bashkimit Evropian në Vodno.
Gazetarët nuk kanë qasje në rezidencë dhe e ndjekin takimin nga rruga.
Pas disa orëve pritje, nga misioni i BE-së, gazetarëve, fotoreporterëve dhe kameramanëve ju solli ushqim dhe pije.
Ky hap ngriti dilema te gazetarët se takimi do të zgjasë edhe më shumë.