Edea fituese e “X Factor Albania”

Edea është shpallur fituesja e edicionit të katërt të superspektaklit “X – Factor Albania”.

Ajo triumfoi përballë Gentit, finalistit tjetër dhe përballë mijëra të rinjve të tjerë që ëndërrojnë të prekin këtë skenë.

Nën regjinë e Vera Grabockës dhe prezantimin e Alketa Vejsiut, teatri i Televizionit Klan dhuroi një natë të mbushur me emocione dhe performanca të shumta.

“Jam shumë e lumtur, nuk kam fjalë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Gjithcka është për ty babi!” – ka thënë Edea përmes emocioneve.

Përveç çmimit të madh, për fituesen nuk do të mungojnë kontrata me studio të huaja muzikore. /Klan/Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button