Han: Zgjedhje të parakohshme në prill të vitit të ardhshëm

Komisari për politikë evropiane fqinje dhe negociata për zgjerim, Johanes Han pas takimit me liderët ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme janë caktuar për vitin e ardhshëm në muajin prill.

Është me rëndësi që të zgjidhen problemet e brendshme prandaj kishim presion kohor për tu zgjidhur kriza dhe të arrihet një balans dhe kompromis politik. U pajtuam për të pasur një periudhë tranzicioni, ndërsa deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por shumë me rëndësi është që vendi të përgatitet paraprakisht për to. Të pastrohet Lista zgjedhore dhe të pranohen të gjitha rekomandimet e Bashkimit Evropian”.

“Kemi rënë dakord që në fund të muajit prill të vitit të ardhshëm të zhvillohen zgjedhje të parakohshme. Për detajet do të bisedohet në mbledhjen e ardhshme që do të mbahet në Bruksel”, tha Han para gazetarëve.
Liderët nuk dhanë deklarata pas takimit por thanë që pajtohen me deklarimet e Han.

Takimi i ardhshëm i formatit të takimit të sotshëm me liderët partiak do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel./ Portalb

 

**********************

Në takimin e sotëm të liderëve që ka filluar nga mëngjesi, u bashkua edhe ambasadori amerikan në vend, Xhes Bejli. Mediat spekulojnë se paraqitja e tij e papritur ka për qëllim për të ndihmuar ngërçin e krijuar mes liderëve ku ende nuk ka asnjë marrëveshje. Në takim deri më tani janë komisari për zgjerim Johanes Han, kryeministri Nikolla Gruevski, Zoran Zaev nga LSDM-ja, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-së Menduh Thaçi.

**********************

Në rezidencën e BE-së në Shkup ku është në rrjedhë takimi mes komisarit për zgjerim Johanes Han dhe kryeministrit Nikolla Gruevski e Zoran Zaev nga LSDM, para pak çastesh kanë arrit edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-së Mendu Thaçi.

Takimi i lidereve

Ahmeti është shoqëruar nga Abdilaqim Ademi dhe Artan Grubi, ndërsa pritet që të arrij edhe lideri i PDSH-së Menduh Thaç

taci

*****************************************************************************************

­ Komisari për politikë fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim Johanes Han, paradite në rezidencën e Delegacionit të BE­së në Shkup pa takim me kryeministrin dhe liderin e VMRO-­DPMNE­së Nikolla Gruevski dhe me liderin e LSDM­së Zoran Zaev për gjetje të zgjidhjes për dalje nga kriza politike në vend.

Kryeministri Gruevski është i shoqëruar nga shefi i kabinetit të tij Martin Protugjer dhe ministrat i Punëve të Jashtme dhe i Shëndetësisë Nikolla Poposki dhe Nikolla Todorov. Zaev, madje, në takimin me Hanin erdhi me Radmilla Shekerinskën dhe Petre Shilegovin. Tani për tani nuk ka informata nëse Hani bisedon me Gruevskin dhe Zaevin ndaras ose në takim të përbashkët.

Është e mundur, siç paraprakisht informuan nga misioni i BE­së në Shkup dhe nga partitë politike, pas bisedimeve me Gruevskin dhe Zaevin, Han të marrë pjesë në takimin e liderëve që do të mbahet pasdite, ndërsa në të cilin do të jenë edhe kryetarët e BDI­së dhe PDSH­së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button