Shtyhet për më 16 qershor seanca për vendimin ndaj Muhammed Mursit

Gjykata egjiptiane ka shtyrë seancën për më 16 qershor për të dhënë vendimin për çështjen “bastisja e burgjeve” dhe “spiunazhi”, ku në shkallë të parë u dënuan 121 persona dhe Muhammed Mursi, presidenti i cili u zgjodh me votë në Egjipt dhe u largua nga detyra me grusht shteti, raporton Anadoli Agency (AA).

Gjykata egjiptiane duhej të merrte vendimin përfundimtarë në lidhje me këto çështjet të cilat ishin dërguar për të marrë mendimin në myftini.

Burime të afërta me gjykatën egjiptiane kanë njoftuar se dhënia e vendimeve është shtyrë për 16 qershor.

Profesori i të Drejtës Penale në Universitetin e Kajros, Mahmud es-Saka pohoi dje për AA se nëse mendimi i myftinisë “nuk mbërrin në kohë” gjykata mund të shtyjë seancën për të “lexuar vendimin përfundimtarë”, gjë e cila edhe ndodhi.

Gjykata Penale në Kajro më 16 maj ka vendosur dënime me vdekje për 122 prej 166 rasteve të ndjekura penalisht për çështjet “bastisja e burgjeve” dhe “spiunazhi”.

Lajme të ngjashme

Back to top button