Ymeri: EULEX s’e ka njohur kurrë pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka kritkuar punën e EULEX-it në Kosovë.

Lidhur me këtë ai ka shkruar sot në Facebbok:

EULEX-i si mision i është mbivendosur Republikës së Kosovës, i cili kurrë nuk e ka njohur shpalljen e kësaj Republike; është bazuar në Rezolutën 1244; ka pushtet ekzekutiv; nuk i jep llogari institucioneve të vendit. Pjesëtarët e EULEX-it kanë imunitet nga ndjekja penale për veprimet e tyre në Kosovë.

EULEX-i është i disenjuar dhe vepron sipas paradigmës së stabilitetit afatshkurtë rajonal dhe si i tillë ai jo që është i lirë nga ndikimet politike, por këto të fundit i ka parakusht të ekzistencës.

EULEX është suspendim i sovranitetit, drejtësisë dhe demokracisë në Republikën e Kosovës.

Ka 7 vite që po eksperimentohet me një mision të tillë. Tash pas 7 viteve të gjithë po e thonë këtë: zyrtarët qeveritar, opinionistët, media, shoqëria civile, madje edhe vet kreu i EULEX-it.

Po arrihet një koncenzus i gjithmbarshëm për qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Por me 7 vite vonesë. Këto 7 vite janë vite të humbura për Republikën e Kosovës, dhe për popullin e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button