Jankulloska 12 muaj do të shfrytëzojë apanazhin

Gordana Jankulloska, ish ministre e punëve të brendshme, e cila dha dorëheqje nga posti më 12 maj, do të shfrytëzojë apanazhin në 12 muajt e ardhshëm, në rast se gjatë kësaj periudhe kohore nuk do të punësohet diku tjetër, publikon Utrinski Vesnik.

Jankulloska konfirmoi se ka dorëzuar kërkesë për apanazh dhe e njejta i është miratuar. Ajo thotë se ka ende kohë për të vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e saj.

Për ish ministrin e transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, i cili dha dorëheqje në të njejtën ditë me Jankulloskën, akoma nuk ka informata se a ka dorëzuar kërkesë për apanazh dhe ku planifikon të vazhdojë karrierën.

Lajme të ngjashme

Back to top button