Zgjedhjet e brendshme në LDK, fitore për PDK-në

Momenti ma i papërshtatshëm për një parti politike dhe demokracinë e saj të brendshme është mbajtja e zgjedhjeve në kohën kur lideri i asaj partie mban postin ma të lartë politik në vend, sepse duke mbajtur një post të fuqishëm i mban njerëzit afër vetes me anë të joshjes për poste e pozita.

I tillë ishte rasti i Isa Mustafes, ku pozita e kryeministrit e bëri me të fuqishëm se kurrë me parë. Gjasat për të udhëhequr LDK-në Vjosa Osmani apo Fatmir Sejdiu ishin minimale dhe atë për shkak të faktit se nuk disponojnë me pushtetin.

Mundësia që dy kundër kandidatet e Isa Mustafes të fitonin nuk do të mund të ndodhte në një proces të brendshëm demokratik, eh të mos flasim në një proces zgjedhor i cili përcolli LDK-në. Mohimi dhe eliminimi i kundër kandidateve akoma pa kandiduar vetëm sa na tregon që demokracia në ketë parti ishte një farse, ashtu siç është edhe në partitë tjera politike.

Ndryshimet politike dhe reformat nëpër partitë politike vijnë si rezultat i demokracisë dhe jo mbytjes se saj, si rezultat i prurjeve të reja e jo mbylljes së partisë.

Demokracia e brendshme ose partiake është ajo që nëpërmjet shume metodave  përfshin anëtarët e partisë në diskutimet dhe vendim-marrje brenda partisë. Kjo do të thotë se partia duhet të reformohet “nga poshtë-lartë” dhe shpërndarja e brendshme e pushtetit duhet të bëhet në nivele të ndryshme të organeve dhe individëve, në vend se të ketë përqendrim vetëm të një lider apo në një klan të caktuar.

Disa nga sfidat kryesore me të cilat përballët demokracia e brendshme në Kosovë është dominimi i liderëve, zgjedhjet jo-konkurruese, përzgjedhja diskriminuese e kandidateve e kështu me radhë.

Në Kosovë, jeta partiake është çdo herë e me shumë e drejtuar kah elita dhe anëtarësimi i qytetarëve në këto parti është i vogël. Demokracia është duke u ngulfatur dhe pjesëmarrja zgjedhore është në rënie. Legjitimiteti i partive dhe përkrahja e tyre janë në rënie, ndërsa tjetërsimi dhe ndjenjat anti-partiake janë ne rritje.

Duke qenë se partitë politike janë duke rrëshqitur drejtë autokracisë, në mënyre që të mos kenë rënie janë duke bërë përpjekje për tu bërë me tërheqëse në një botë, ku rrjetet sociale dhe shoqëria informative, individualizimi dhe decentralizimi janë duke u bërë dominant.

Rizgjedhja e Isa Mustafes në mënyrë jo demokratike në krye të LDK-së, vetëm sa na e dëshmon që nuk mund të flitet për demokracinë e brendshme në ketë parti dhe ky është një hapë prapa dhe larg mundësisë që LDK-ja të fitojë zgjedhjet.

Një gjë tanimë është e sigurt se PDK dhe Hashim Thaçi do të korrin fitoren radhës në zgjedhjet e ardhshme. E para, ketë fitore do të ia lehtësoj LDK-ja dhe Isa Mustafa me ketë formë zgjedhjesh. E dyta, parti dhe lider që është duke ditur të menaxhoje me situatat politike në Kosovë se sa PDK-ja dhe Hashim Thaçi tani për tani nuk ka Kosova.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Eh more kushtrim te paska qit Hasha me leh edhe ketu, ashtu siq manipulojshe zgjedhjet per te vjedhur vota per PDK. Urime festa se mbreme keni festuar

Back to top button