Ramadani: SHBA duhet të ketë kyçje më të lartë në zgjidhjen e krizës

Komisari për politikë fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim, Johanes Han, sot në Shkup do të ketë takime me kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE­së, Nikolla Gruevski dhe me liderin e LSDM­së, Zoran Zaev për gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza politike në vend.

Kryetari i Këshillit euroatlantik, Ismet Ramadani thotë për Portalb, se nuk është optimist se gjatë këtij takimi do të gjendet zgjidhje e krizës që ka kapluar Maqedoninë.

“Gjatë takimit të sotëm nuk pres që do të ketë ndonjë marrëveshje, por do të jepen indikacione të mira se si mund të zgjidhet situata. Ma merr mendja që do të ketë disa pako për zgjidhjen e krizës dhe Han do të jep sugjerime që mbështetën nga KE dhe BE. Nuk besoj që do të zgjidhet kriza, por ky mund të jetë një fillim për të arritur deri të zgjidhja”, tha Ramadani.

Ai shtoi se kyçja e SHBA-së duhet të jetë më e lartë dhe se duhet të dërgohet përfaqësues i Departamentit Shtetëror, me qëllim që të arrihet një zgjidhje më e shpejtë.

“Nuk mund të jemi optimist tani, por nëse ndodh që SHBA të ketë kyçje më të lartë, të dërgon përfaqësues nga Departamenti Shtetëror atëherë besoj që kjo krizë do të zgjidhet më shpejtë. Sepse vetëm në atë rast bisedimet do të jenë më intensive dhe do të arrihet zgjidhje”, shtoi Ramadani.

Lajme të ngjashme

Back to top button