Miriam Cani e Andos konkurrent në ‘DWS’

Ka mbetur edhe pak deri në fillim të njërit prej spektakleve më të mëdha në Shqipëri për vallëzim “Dancing with the stars”.

Dhe përveç se ky spektakël na mundëson t’i shohim yjet tona duke na ofruar kënaqësi përmes hapave të ndryshëm të kulturës së vallëzimit, na mundëson ta shohim edhe një anë tjetër të artistëve tanë të preferuar.

Atë të konkurrencës direkte. E ndonëse edhe pak kohë ka mbetur deri në nismën e këtij spektakli, deri tani vetëm dy emra të njohur të skenës sonë e kanë bërë publike pjesëmarrjen e tyre. Miriam Cani e Andos Sinani do të jenë dy valltarë në mesin e shumë fytyrave të njohura pjesëmarrëse.

Që të dy këta emra të njohur të skenës sonë këtë gjë e kanë bërë të ditur përmes faqeve të tyre zyrtare në rrjete sociale. Ndryshe nga fytyrat tjera të show bizzit supozohet që do të marrin pjesë edhe disa ish anëtar të ‘Big Brother Albania’.

Lajme të ngjashme

Back to top button