Gjashtë linja të reja ajrore nga Maqedonia

Aviokompania me buxhet të ulët “Vizer” në qershor dhe korrik të këtij viti do të sjell edhe dy linje të drejtpërdrejta nga Shkupi dhe Ohri në disa qytete evropiane.

Nga aeroporti i Shkupit “Aleksandri i Madh” me linje të drejtpërdrejta do të udhëtohet në Barcelonë, Oslo, Nurenberg, Hamburg dhe Fridrihshafen dy herë në javë, ndërsa nga aeroporti i Ohrit “Shën Pali”, do të ketë linje të drejtpërdrejt për në Bazel, gjithashtu dy herë në javë.

Destinacionet e reja janë në pajtim me Marrëveshjen për mbështetje financiare për vendosjen e linjave të reja nga aeroportet në Shkup dhe Ohër për periudhën prej vitit 2015 deri në vitin 2018, e nënshkruar mes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe aviokompanisë “Vizer”.

Sipas Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, me vendosjen e destinacioneve të reja janë rritur mundësitë për udhëtimin e qytetarëve të Maqedonisë dhe për vizitë në vendet atraktive që i ofrojnë këto qytete në aspekt të turizmit, ngjarjeve kulturore dhe sportive.

Krahas paralajmërimeve për gjashtë destinacione të reja, gjatë periudhës së kaluar përmes projektit për dhënien e ndihmës financiare për linjet e reja ajrore janë vendosur fluturime të drejtpërdrejta për në Malme, Bazel, Millhausen, Milano, Bergamo, Ajdhoven, Dortmund, Memingen, Munih, Stokholm, Geteborg, Londër-Luton, Venecie, Frankfurt, Paris, Bruksel, Këln dhe Romë.

Lajme të ngjashme

Back to top button