Greqi, bombë në një lagje të pasur të Athinës

Një bombë e vogël ka shpërthyer para zyrës së taksave greke në një lagje të pasur të Athinës të enjten.

Shpërthimi i ka shkaktuar dëme ndërtesës, por asnjë person nuk është lënduar, raporton Reuters.

Policia e ka rrethuar zonën në lagjen Kifissia, ku jetojnë shumë udhëheqës biznesesh dhe politikanë, pasi është lajmëruar nga redaksia e një gazete. Kjo fundit kishte marrë një telefonatë nga një person i paidentifikuar, duke iu thënë se bomba do të shpërthente brenda 30 minutash.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, që sipas policisë ka qenë i vogël.

Rastet e tilla që realizohen nga grupe guerile janë të shpeshta në Greqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button