Tre shkupjan të lënduar rëndë nga aksidentet

Tre pesona kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa 11 janë lënduar më lehtë në 18 aksidente rrugore që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e Shkupit.

Nga numri i përgjithshëm i aksidenteve katër janë me pasojë dëme materiale dhe 11 janë me pasojë lëndime trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy shoferë të automjetit të udhëtarëve, dy bashkëudhëtarë, tre këmbësorë, dy çiklistë dhe katër motoçiklistë.

Kanë ndodhur edhe tre fatkeqësi me pasojë lëndime të rënda trupore në të cilat më rëndë janë lënduar dy shoferë të mopedëve dhe një shofer i motoçikletës.

Lajme të ngjashme

Back to top button