Han në takime në Shkup për nxitjen e dialogut politik

­ Komisari për politikë fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim, Johanes Han, sot në Shkup do të ketë takime me kryeminsitrin dhe liderin e VMRO-DPMNE­së, Nikolla Gruevski dhe me liderin e LSDM­së, Zoran Zaev për gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza politike në vend.

Është e mundur, siç njoftojnë nga misioni i BE­së në Shkup dhe nga partitë politike, pas bisedimeve me Gruevskin dhe Zaev, Han të marrë pjesë në takimin e liderëve, ku do të jenë edhe kryetarët e BDI­së dhe PDSH­së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Han, siç lajmëroi dje korrespondenti i MIA­s nga Brukseli, në Maqedoni do të arrijë me dokument ofertë për zgjidhjen e krizës politike, por edhe me ofertë për përparim të vendit në eurointegrimet, nëse kryeminsitri dhe lideri i VMRO­-DPMNE­së Gruevski dhe lideri i opozitës Zaev arrijnë marrëveshje.

Lajme të ngjashme

Back to top button