Fillon testimi ekstern për nxënësit

Prej sot deri më 10 qershor do të zbatohet testimi ekstern për vitin shkollor 2014/2015, i cili, siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, do të përfshijë gjithsej 183.280 nxënës dhe 17.803 mësimdhënës.

Në faqen e internetit prasanjaeksterno.dic.edu.mk është publikuar një listë me 445.700 pyetje në gjuhën shqipe, maqedonase, turke dhe serbe nga gjithsej 7.560 lëndë. Për çdo lëndë janë gjeneruar pyetje në varësi të përfaqësimit në planin mësimor, gjegjësisht numrit të orëve. Kështu, për lëndën që përfaqësohet me një orë në javë janë gjeneruar 100 pyetje, për lëndën me dy orë në javë 200 pyetje, për lëndën me tre orë në javë 300 pyetje.

Në prasanjaeksterno.dic.edu.mk janë publikuar oraret për testimin ekstern të nxënësve nga klasa e katërt në arsimin fillor deri në vitin e tretë të arsimit të mesëm.
Nxënësit kanë mundësi t’i shikojnë datat dhe orën kur do të jenë testimet, ndërsa për lëndët mësimore do të informohen tre ditë para datës së testimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button