Enrique Iglesias i priten gishtat nga droni gjatë koncertit (VIDEO)

Pavarësisht se pësoi një incident, këngëtari 40-vjeçar vazhdoi spektaklin edhe për 30 minuta të tjera. Enrique Iglesias u tregua këmbëngulës gjatë koncertit të tij në Tijuana, Meksikë, duke shprehur respektin edhe me ‘gjak’, për të gjithë fansat që kishin blerë bileta për ta ndjekur.

293BA67C00000578-3104747-image-a-4_143309450988640-vjeçari Iglesias u dëmtua rëndë, pasi gjatë performancës me dron, ai e preku në momentin e gabuar dhe për pasojë iu prenë gishtat. Nuk është hera e parë që 40-vjeçari realizoi një shfaqje me dron për të dhënë më shumë spektakël, por pakujdesia bëri këtë herë që të dëmtohej.

Enrique Iglesias“Daily Mail” raporton se, këngëtari edhe pse i dëmtuar rëndë nuk u largua nga koncerti, por u mjekua me fashë për të ndaluar presionin e gjakut. Ai vazhdoi më tej performancën edhe për 30 minuta, pavarësisht se i gjakosur. Madje ai realizoi edhe formën e zemrës me gjakun e dorës së dëmtuar në bluzën e bardhë, si shenjë mirënjohje për fansat e tij.

CGWM4VZUgAAobo9Një përfaqësues i këngëtarit tha për “Associated Press” se, Iglesias u këshillua që t’i jepte fund shfaqjes, por nuk kishte pranuar. Menjëherë pas koncertit ai u transportua për të marrë ndihmën mjekësore në një spital të Los Angeles-it.293B521D00000578-3104747-image-a-19_1433090743268

Lajme të ngjashme

Back to top button