Zyrtare: Microsoft Windows 10 vjen me 29 korrik

Më parë është folur rreth disa çmimeve të versionit të ri të sistemit operativ të Microsoft, Windows 10, ndërsa tani Microsoft ka njoftuar se do ta lëshojë softuerin e ri më 29 korrik.

Data e lansimit të Windows 10 është postuar në blogun e Microsoft, dhe me këtë kompania e ka konfirmuar se prej asaj date softueri i saj më i ri do të jetë në dispozicion për tabletë dhe kompjuterë personal.

Më pas, Microsoft e ka postuar edhe këtë video, e cila i prezanton specifikat kryesore të versionit të ri të sistemit të saj operativ.

Windows 10 do të jetë në dispozicion si një përmirësim falas për përdoruesit ekzistues të Windows që janë në Windows 7 dhe Windows 8, të cilët tani mund ti bëjnë para-regjistrimet për softuerin e ri të Microsoft. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button