Jusra Ademi “mbretëresha” e karates në Ballkan

Gjatë fundjavës në Herceg Novi të Malit të Zi u zhvillua kampionati ballkanik i 20-ti me radhë për fëmijë, kurse anëtarët e KK Forca nga Shkupi, duke mbrojt ngjyrat e reprezentacionit të Maqedonisë arritën sërish suksese për të përshëndetur, pasi kampione ballkanike arriti të shpallet Jusra Ademi (-40kg), kurse bronz në KATA fitoi Abdurahim Idrizi.

Kampionia Ademi, gjatë gjithë përballjeve që pati tregoi se jorasisht e ka fituar këtë titull duke arritur ekspres të fitoj kundërshtarët e saj. Në xhiron e parë ajo ishte e lirë, kurse në të dytën mposhti me 5:1 reprezentatuesen e Bosnjës, Sara Rupsudiç. Po nga ky vend talentja shqiptare fitoi edhe Rizviç Belma, por tani me rezultat të thellë 11:2.  Në finale turkja Nildis Nursena ishte vetëm një pengesë formale për Ademin, pasi e mposhti pa asnjë problem 5:0.

Nga ana tjetër, Idrizi në një konkurrencë mjaft të fortë ishte i treti. Në xhiron e parë mposhti boshnjakun Smajloviq Malik me 5:0, mandej me të njëjtin rezultat fitoi edhe serbin, Vukobradovic. Në xhiron e tretë ishte më i mirë edhe se slloveni, Bor Hartl (4:1). Në gjysmënfinale edhe pse Idrizi në mënyrë përfekte demonstroj katin Unsu, në fund gjyqtarët çuditërisht fitoren ia dhanë Jusuf Kara (3:2). Afër medaljes ishte edhe Sajra Morina e cila pati 5 ballafaqime, prej tyre tre fitore ndaj Merima nga Bosnja (6:1), kosovares Nikci Mrika dhe kroates, Lucia (6:2). Humbi padrejtësisht nga reprezentatuesja e Kroacisë, Antiç edhe pse në disa momente ishte më e mirë. Në këtë aktivitet u paraqit edhe Suhejla Isaki (-35kg) e cila në xhiron e parë mposhti boshnjake bindshëm me 9:0, por u ndal nga reprzentatuesja Turke. Mevlud Memedi u eliminua nga Kroati, Joviç.

Pas kësaj gare kampionia ballkanike, Jusra Ademi u shpreh shumë e gëzuar. “Jam shumë e gëzuar sepse arrita qëllimin tim që kam ëndërruar dhe shpresoj se kështu në të ardhmen do vazhdoj edhe në kampionate evropiane e botërore. Falënderoj trajnerin Muharem Imeri për punën e palodhshme që ka bërë, ndërkohë falënderoi edhe familjen time që gjithnjë më mbështesin”, tha Ademi.

Nga ana tjetër, me rezultat i kënaqur ka qene dhe trajneri, Imeri. “Ndoshta kemi mundur të arrijmë edhe ndonjë medalje, por ja që fati ishte kundra nesh. Qëllimi ynë u arrit andaj do vazhdojmë me punë maksimale edhe për garat e ardhshme që na presin”, tha Imeri.

Garën nga afër e ka përcjell edhe nënkryetari i klubit, Avdyl Salihu. ”KK Forca po vazhdon me traditën për të fituar medalje ballkanike, andaj kjo u arrit edhe sivjet. Ne si klub jemi shumë të kënaqur pasi po punohet në mënyre profesionale dhe normal nuk mungojnë as rezultatet. Për këtë meritat më të mëdha i ka trajneri Muharem Imeri i cili punon pa rezervë, si dhe kryetarja Shkordane Dardhishta për mbështetjen maksimale”, tha Salihu. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button