fbpx

Lëvizja BESA realizoi një takim me përfaqësuesit e OSBE-së në Shkup

Delegacion i Lëvizjes BESA në përbërje Bilall Kasami, kryetar, dhe Afrim Gashi e Zeqirija Ibrahimi, anëtarë të Trupit Koordinues të Lëvizjes, sot (e hënë – 01.06.2015) në selinë e Lëvizjes realizuan një takim me z. Shejmus Tagart, Këshilltar Politik pranë OSBE-së, dhe z. Behar Grazhdani, përgjegjës për politikën kombëtare për Maqedoninë në OSBE.

Në takim u diskutua lidhur me incidentin e rëndë që ndodhi në Kumanovë, si dhe për situatat e fundit  politike në Maqedoni, përfshirë këtu mundësitë e daljes nga kjo krizë e thellë politike.

Me këtë rast delegacioni i BESËS kërkoi që bashkësia ndërkombëtare ta kuptojë se në Maqedoni nuk është problem vetëm ndërrimi i pushtetit dhe i partive qeveritare, porse problemi është sistemor – Maqedonia është shtet që gjeneron diskriminim dhe padrejtësi. Prandaj, theksuan  përfaqësuesit e BESËS, zgjidhja e vetme e këtij vendi është Maqedonisë i tij si shtet i përbashkët konsensual i shqiptarëve dhe maqedonasve.

Lajme të ngjashme

Back to top button