Zgjedhjet e reja janë të sigurta, pikëpyetje kush do t’i organizoj

Ngadalë po vizatohet fizionomia e asaj që është në tavolinë në Bruksel dhe në Klubin e deputetëve gjegjësisht se zgjedhje do të ketë, vetëm se është e paqartë kur dhe se beteja e vërtetë do të jetë lidhur me atë se kush do t’i organizoj.

Nëse mirë analizohet deklarata e kryeministrit Gruevski se :LSDM duhet të mësojë se ministrat dhe kryeministri nxirren fitohen në zgjedhje edhe at me mbështetjen e shumicës nga populli i RM-së. Deri atëherë nuk do të kenë mundësi as për ministra në qeveri, as për kryeministra sepse nuk e kanë mbështetjen e shumicës” ai sikur hap dy dyer: njërën për zgjedhje e tjetrën për trup të caktuar (qeveri eksperte mbi- partiake) që do t’i organizonte zgjedhjet, shkruan “Meta”.

Në linjë të njëjtë është edhe reagimi i menjëhershëm i zëdhënësit të LSDM-së, Petre Shilegov i cili ndaj deklaratës së Gruevskit tha :“Ideja e LSDM-së është kjo. Në zgjedhje që nuk do t’i organizoj Nikolla Gruevski, përmes qeverisë kalimtare, të fitoj dhe nuk do ta formoj qeverinë e re të R. së Maqedonisë”.

Edhe pse në shikim të parë të kundërshtuar, megjithatë, mes rreshtave, pajtohen, së pari për zgjedhje, e dyta se Gruevski deri atëherë nuk do të largohet dhe e treta as Gruevski e as Shilegov nuk e përjashtojnë mundësinë këtë ta bëj ndonjë trup- qeveri të cilën nuk do ta udhëheq as njëra e as partia tjetër, me fjalë tjera, ndonjë qeveri eksperte dhe mbi- partiake.

Duhet të kihet parasysh se të dyja palët thonë se këto janë vetëm bisedime, se tek tani pritet të fillojnë negociata dhe se kjo hap mundësi për ndryshime të reja të formatit apo formulës “si të arrijmë deri në zgjedhje”.

Nesër në Shkup vjen euro- komisari Johanes Han, i cili duhet të jep nxitje të re për bisedimet të katër liderëve, që me sukses të ndryshueshëm zhvillohen në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button